Arte
Aktori nga seriali “O sa mirë” vdes si pasojë e COVID-19
Demokracia
19:36 | 25 Mars 2021

Share:

Aktori nga Shkupi, Luran Ahmeti ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

Ai ishte pjesë e trupës teatrale të Teatrit Shqiptar të Shkupit, transmeton Demokracia.com.

Për vdekjen e tij nga virusi COVID-19, ka shkruar gazetari Rilind Gërvalla.

“Virusi e mori edhe nje shok shume te mire e patriot. Luran Ahmeti te jemi borxhli“, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ahmeti ka luajtur në shumë filma e seriale të njohura, përfshirë serialin shqiptar “O sa mirë” dhe atë turk “Lugina e ujqërve”.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miq të aktorit./Demokracia.com/

Të ngjashme