Macaulay Culkin dhe Brenda Song janë bërë prindër të bebes së porsalindur Dakota Song Culkin.
Vajza quhet sikur motra e ndjerë të Culkin, Dakota, e cila vdiq në 2008. Në një deklaratë për Esquire, Culkin dhe Song thanë: “Ne jemi shumë të lumtur”, transmeton Demokracia.com
Mirëpo si duket askush deri më tani nuk e dinte jo vetëm që ishin në pritje të fëmijës, por as që po ishin duke u takuar me njëri tjetrin.
Sipas Esquire, ata u takuan në setin e Changeland në 2017, ku ata ishin “të përfolur për një lidhje të mundshme romantike”. Më parë, në The Joe Rogan Experience në 2018, ai foli për Song dhe marrëdhëniet e tyre:
“Unë do të kem disa bebe të bukura. Ajo është aziatike, kështu që unë do të kem fëmijë të vegjël aziatikë. Do të jetë e adhurueshme një bandë e Sean Lennons që vrapon nëpër shtëpi, kjo është ajo që unë po kërkoj “./Demokracia.com/