Kosova po përballet me ngritje të çmimeve tek produktet ushqimore.
Kjo ngritje e çmimeve ka zgjuar panik të madh tek qytetarët e Kosovës.
Lidhur me situatën e krijuar, edhe fytyrat publike kanë reaguar duke kërkuar që të merren edhe masa.
Aktori kosovar, Fatmir Spahiu, edhe kësaj radhe erdhi me një batutë për ngritjen e çmimeve, ku sipas tij në këtë situatë që gjendemi opsioni i vetëm është që ta ngushtojë lukthin.
“Me këto rritje cmimesh, zgjidhja e vetme për mu mbetet ngushtimi i lukthit. A për sa i përket krejt juve që thojshit që kerri 1.6 është seri e dështume, plasni tash, hyhyhy.”, shkroi aktori në llogarinë e tij në ‘Facebook’./Lajmi.net/