Keanu Reeves u pa duke pirë një cigare teksa ishte ulur në dysheme jashtë Saint Rock në Hermosa Beach përpara koncertit të Dogstar të enjten në mbrëmje.
Aktori 58 vjeç, kishte vendosur në kokë një kapele bejsbolli gri dhe kishte veshur një këmishë, ndërsa priste që të hapeshin dyert për shfaqjen e grupit rock, shkruan DailyMail.
Veshjen e tij për koncertin aktori e kompletoi me një palë pantallona të errëta të cilat i kishte kombinuar me një palë çizme të errëta me lidhëse.
Keanu kishte një mjekër të gjatë të thinjur dhe kishte vendosu një qafore rreth qafës.
Ylli i “John Wick” u pa teksa pinte një shishe “Gatorade” i ulur pranë një muri.
Aktori që thuhet se u pagua 10 milionë dollarë paraprakisht dhe fitoi gjithsej 35 milionë dollarë për filmin e parë në vitin 1999, u frymëzua për të financuar gjithashtu kërkimet mjekësore mbi kancerin e gjakut. /Telegrafi/