ShowBiz
Aktori i njohur në gjendje kritike, lëndohet duke pastruar borën
Demokracia
12:22 | 03 Janar 2023

Share:

Aktori amerikan Jeremy Renner u plagos rëndë teksa po përpiqej të pastronte borën në fermën e tij në Nevada.

“Ne mund të konfirmojmë se Jeremy është në një gjendje kritike, por nën kontroll di pasojë e lëndimeve të marra pas një aksidenti, ndërsa përpiqej të pastronte borën. Familja e tij është pranë tij dhe ai po merr një kujdes të shkëlqyer”, tha përfaqësuesi i aktorit për The Hollywood Reporter.

Deadline raportoi se aktori u transportua me helikopter në spital.

Në fillim të këtij muaji ylli, i famshëm për rolin e tij si HawkEye, në filmin Avengers, ndau një foto me fansat të peizazhit me dëborë në zonë në Twitter, duke shkruar “Rreshjet e borës në liqenin Tahoe nuk janë shaka”.  Më pas ai postoi në Instagram përpjekjen e tij për të pastruar borën me ndihmën e një borëpastruese në Instagram.

 

 

 

Renner luan në serialin “Mayor of Kingstown”, i cili fillon sezonin e dytë më 15 janar /abcnews.al

Të ngjashme