Mjaftoi vetëm një fotografi e publikuar në Instagram nga aktori shumë i pëlqyer (sidomos nga femrat), që të bënte lëmsh rrjetin.
Aktori Michele Morrone, i njohur për rolin e Massimos në filmin “365 ditë”, ka publikuar një fotografi me Simone Susinna.
Ai në këtë fotografi shihet bashkë me Simonen të përqafuar në një pishinë, krahas së cilës ka shkruar: “Unë jam një gënjeshtar”.
https://www.instagram.com/p/CPk_NagB1kY/?utm_source=ig_web_copy_link
Të njejtën fotografi e ka shpërndarë edhe Sussina dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë për një lidhje të mundshme, duke etiketuar dyshen si homoseksualë.
Dyshja nuk ka pohuar e as mohuar asgjë deri tani, por nëse është e vërtetë se Morrone dhe Sussina janë të lidhur shumë grave do t’iu thyhet zemra. /Demokracia.com/