Lajme
Aktori hollivudian Sean Penn, Oscarin i dhuron Zelenskyt
Demokracia
23:46 | 08 Nëntor 2022

Share:

Aktori amerikan Sean Penn, i ka dhuruar Oscarin e tij presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite në kryeqytetin Kiev.

Videoja e postuar në kanalin Telegram të Zelenskyt, gjithashtu tregon se presidenti dekoron Pennin me Urdhrin e Meritës të Ukrainës.

Penn, i cili njihet për aktivizmin e tij politik po aq sa edhe për filmat e tij, u arratis nga Ukraina në mars, ndërsa po xhironte një dokumentar për konfliktin, raporton CNN.

Ai më vonë tha se mendonte të bashkohej me forcat ukrainase për të luftuar kundër Rusisë.

Zyrtarët e Kremlinit e shtuan më parë Pennin dhe aktorin Ben Stiller në “listën e ndalimit” të Rusisë, që do të thotë se tani atyre u ndalohet hyrja në vend.

Të ngjashme