ShowBiz
Aktori Ben Stiller viziton Poloninë dhe Ukrainën
Demokracia
17:39 | 19 Qershor 2022

Share:

Aktori Ben Stiller, i cili është vullnetar për agjencinë e OKB-së për refugjatët UNHCR, ka vizituar Poloninë dhe Ukrainën.

Ndërsa ishte në Poloni, Stiller kishte takuar edhe refugjatë ukrainas.

“Miliona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ku mbi 90% janë gra dhe fëmijë. Unë jam këtu për të mësuar, për të ndarë histori që ilustrojnë ndikimin njerëzor të luftës dhe për të përforcuar thirrjet për solidaritet… Gjithkush ka të drejtë të kërkojë siguri”, ka thënë Stiller.

Ukraina më parë ishte vizituar edhe nga Angelina Jolie, e cila po ashtu është një ambasadore vullnetare e OKB-së.

Të ngjashme