Lajme
Aktori Arjanit Hoti paditë kompaninë S/Sprint, thotë se ia keqpërdori imazhin pa marrëveshje
Demokracia
21:46 | 10 Qershor 2022

Share:

Aktori Arjanit Hoti ka paralajmëruar se do ta padisë kompaninë S/Sprint me pronar Sami Sopën.

Hoti i cili njihet për rolet e tij në disa seriale komike, thotë se imazhi i tij u keqpërdor nga kjo kompani që prodhon veshje.

“Herën e parë dhe më e rëndësishmja ishte kur bëmë marrëveshje për disa foto për kompaninë e tij, në ketë marrëveshje Sami Sopa më shumë se dy tri herë me tha që fotot do të bëhen vetëm për rrjete sociale dhe në produkt (pizhame), Sami Sopa shkoj me tutje, ai nuk i majti fjalët dhe shkoj i transmetoj fotot nëpër televizione. Para se me ba marrëveshje e kam pyet direkt “a do te transmetohen në TV, sepse nëse po, atëherë është tjetër çmim”, dhe përgjigjja e Sami Sopës në restaurant ishte JO. Por, ato janë duke u transmetuar!”, ka shkruar Hoti, transmeton Demokracia.com.

Ai tutje e akuzon Sopën se e ka keqpërdorur besimin e tij, derisa bën thirrje që të kihet kujdes kur bëhet marrëveshje me të.

Postimi i plotë i Arjanit Hotit (pa ndërhyrje)

PADI kunder kompanis S/sprint të Sami Sopes, për keqperdorim të imazhit tim!!!

Sami Sopa tri herë me rrejti dhe nuk mi majti fjalët.

Herën e parë dhe më e rëndësishmja ishte kur bëm marrveshje për disa foto për kompanin e tij, në ketë marrveshje Sami Sopa me shumë se dy tri herë me tha qe fotot do të bëhen vetëm për rrjete sociale dhe në produkt(pizhame), Sami Sopa shkoj me tutje, ai nuk i majti fjalet dhe shkoj i transmetoj fotot nëpër Televisione. Para se me ba marrveshje e kam pytë direkt “a do te transmetohen në TV, sepse nese po, atëherë është tjetër çmim”, dhe përgjigjia e Sami Sopes në resturant “Casa rita” ishte JO. Por, ato janë duke u transmetuar!

Herën e dytë, ku nuk ishte burrë, sapo e pash transmetimin e fotove të mija në TV i shkrujta se kjo nuk është marrveshja, Sami Sopa heshti dhe vendosi të ma len “seen”(kam deshmi biseden).

Herën e tretë(dje) avokati im, Asdren Bytyçi e telefonoj direkt Sami Sopen për t’i kërkuar t’i largoj fotot nga transmetimet televizive sepse nuk ka qënë marrveshja ashtu, Sami Sopa i tha avokatit qe po do t’i largoj, ndersa sot PRAPË fotot e mija transmetohen nëpër TV pa LEJËN TIME!

Sami Sopa e keqperdori besimin dhe moshën e tij!

Padia është duke u përgaditur ndajë kompanis në fjalë.

Prandaj, ju që nesër do të keni bashkpunim me S/sprint dhe Sami Sopen, keni kujdes shumë sepse është fjalë omël, por jo dhe veprat!

Të ngjashme