ShowBiz
Aktorët e serialit Buffy akuzojnë regjisorin për abuzim
Demokracia
14:20 | 11 Shkurt 2021

Share:

Një varg yjesh të Buffy the Vampire Slayer kanë akuzuar krijuesin e shfaqjes televizive hit Joss Whedon për sjellje “toksike”, “mizore” dhe “shumë jo të përshtatshme”.

Katër prej aktorëve të ekipës së serialit Buffy the Vampire Slayer, kanë akuzuar autorin e këtij seriali i cili mori famë të madhe në fund të 90-tave dhe në fillim të 2000, transmeton Demokracia.com

Charisma Carpenter pretendoi se Whedon kishte “abuzuar me fuqinë e tij” dhe “kishte krijuar mjedis armiqësor dhe toksik të punës”.

EdheAmber Benson dhe Michelle Trachtenberg më pas e mbështetën atë, ndërsa Sarah Michelle Gellar tha se ishte “krenare për ta që folën hapur”.

Whedon, i cili shkroi dhe bëri regjinë e serialit me vampirë, nuk është përgjigjur.

‘Buffy’ përcjell një vajzë adoleshente me fuqi të mbinatyrshme e cila është e destinuar të luftojë me vampirë dhe krijesa tjera të errëta, për të shpëtuar botën nga keqja.

Seriali u dha në periudhën midis 1997 dhe 2003.

Ajo tregoi se ai kishte “një histori të shumta të mizorisë”, si për shembull me kërcënime “të vazhdueshme” për ta pushuar nga puna dhe duke e quajtur të shëndoshë kur ishte shtatzënë, përpara se ta “pushonte në mënyrë jozyrtare” pasi ajo kishte lindur fëmijë.

Ajo tha se ai i “kishte shkaktuar një gjendje fizike kronike nga e cila vuaj akoma”.

Benson, e cila luajti Tara Maclay, ribotoi deklaratën e koleges së saj, duke shtuar: “Buffy ishte një mjedis toksik”./Demokracia.com

 

Të ngjashme