Aktivistja shqiptare në diasporë, njëherësh sipërmarrësja Malbora Gurra, ka ironizuar me kryeministrin Kurti lidhur me përshkallëzimin e vendimmarrjes së tij për targat.
Gurra ka treguar sesi e kishte anuluar një udhëtim pune drejt Kosovës për shkak se ishte e bindur se do të ndodhnin trazira.
“Ç’pate Albin? Burrat si ti i shkojnë vendimeve deri në fund!”, ka ironizuar aktivistja shqiptare në diasporë, duke shtuar s po ia bën “servilin” Rusisë.
“Do seneve duhet me ua ditë renin o jaran”, ka thënë ajo, pasi që, sipas Gurrës, me këto vendime po zhgënjehet jo vetëm USA dhe BE-ja, por edhe diaspora.
Postimi i plotë i aktivistes shqiptare në diasporë, Malbora Gurrës:
Kurti „te le targat“
Per shkak te ultimatumit Kurti ne lidhje me aktualizimin e targave nga KM ne RKS, mendova se eshte me e arsyshme te anulloja nje udhetim pune qe kisha drejt Kosoves.
Isha shume e sigurt qe do ndodhnin trazira. E shikoja si nje vendim te drejt por ne te njejten kohe, si nje vendim „jasht rradhe“ do thoja.
Duke marr parasysh rrethanat? Pak sa provokues!
Befas Kurti „ndrrohen pllaken“ dhe hyne ne zbatim MASA E QORTIMIT me qellim te nje „shtyrje te pjesshme“ ne tre faza.
C´pate Albin? Burrat si ti i shkojn vendimeve deri ne fund!
As kerkeses se departamentit te SHBA dhe aleateve te tu nderkombetar nuk ju pergjigje duke i zhgenjyer dhe duke i kundershtuar. Pse?
Sipas DASH po i beni servilin Rusve.
Opinioni im personal eshte se dhe qeveria e asaj kohe Thaci, qe nder te tjera e ka bere kete marrveshje, nuk e ka konsideruear si primare ceshtjen e targave, per arsyje se eshte me e rendesishme paraprakisht njohja e Kosoves si shtet nga qeveria Serbe.
Do seneve duhet me jua a dit renin o jaran!!
Me keto vendime qe merr po zhgenjen jo vetem USA dhe BE-n por dhe Diasporen.