Lajme
Aktivistja e sapo aderuar në LDK premton se do të punojë në çështje të rëndësishme për vendin
Demokracia
14:00 | 21 Mars 2021

Share:

Sibel Halimi e aderuar së fundmi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ka premtuar se do të kontribuojë për çështje të rëndësishme për vendin.

Aktivistja e sapoaderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka falënderuar LDK-në për rolin që iu besua asaj brenda kësaj partie.

Ajo përmes një postimi në Facebook po ashtu ka theksuar se do të punojë për çështje të rëndësishme të shoqërisë, duke kontribuuar në emancipimin e politikave publike, e sidomos në ato të avancimit të të drejtave të grave dhe vajzave, shkruan Demokracia.com.

Postimi i plotë i Halimit:

Përpjekjet të cilat i kam ndërmarrë përgjatë viteve nga dje morën një rrugëtim të ri.

Nga fusha e dijeve humane në politikë aktive.

Falënderuese që m’u besua përgjegjësia e angazhimit në Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ftesë të kryetarit Lumir Abdixhiku. Do të punoj shumë për çështjet e rëndësishme që ndikojnë në shoqërinë tonë, duke e vazhduar kontributin në emancipimin e politikave publike, veçanërisht për avancimin e të drejtave të grave dhe vajzave.

Faleminderit të gjithëve për urimet përkrahëse!/Demokracia/

Përpjekjet të cilat i kam ndërmarrë përgjatë viteve nga dje morën një rrugëtim të ri.
Nga fusha e dijeve…

Posted by Sibel Halimi on Sunday, March 21, 2021

 

Të ngjashme