Lajme
Aktivistja Avdiu ia kujton Osmanit kohën kur kishte kritikuar Mustafën pse u shtrua në spital në Gjermani
Demokracia
15:17 | 08 Maj 2022

Share:

Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pas publikimit të lajmit se presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Turqi në një hotel me pesë hyje, në kohën kur kishte kryer një ndërhyrje për humbje të peshës.

Avdiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj, ka kujtuar kohën kur kishte kritikuar Isa Mustafën për një ndërhyrje në Gjermani, përcjell Demokracia.com.

“Por, sot, kur cdo dite na del dikush qe kerkon mbeshtetje financiare per sherim ne Turqi, e edhe vende tjera, sepse ministria nuk ka kapacitet me i mbulu- bilem edhe ata qe kane perfitu prej ketij fondi, jane ne pritje te gjata per me i marre ato para, Presidentja na u paska trajtu si VIP, perfshi qendrimin ne hotelet ma te shtrenjta. I ka braktise qytetaret”, ka thënë ajo.

Shkrimi i plotë:

Kujtoj kohen kur Isa Muatafa u largua nga Kosova per ne nje spital ne Gjermani, e reagimet po edhe mallkimet jane kane te shumta.
Nder kritikuesit ka qene edhe presidentja Osmani. Se ata duhet te sherohen e trajtohen, aty ku trajtohen qytetaret. Kritike me vend.
Por, sot, kur cdo dite na del dikush qe kerkon mbeshtetje financiare per sherim ne Turqi, e edhe vende tjera, sepse ministria nuk ka kapacitet me i mbulu- bilem edhe ata qe kane perfitu prej ketij fondi, jane ne pritje te gjata per me i marre ato para, Presidentja na u paska trajtu si VIP, perfshi qendrimin ne hotelet ma te shtrenjta. I ka braktise qytetaret!
Ajo ka te drejte per cfaredo nderhyrje. Edhe per privatesi. Ama, pse mos me u kry ne vendin tone. Te mjeket tone. Apo, presidentja e vendit, nuk ka besim ne institucionet tona?./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025