Lajme
Aktivisti Uk Lushi – Kurtit: Shlirohu o burrë, hiqe kravatën në dasmë
Demokracia
17:24 | 23 Tetor 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë ka qenë prezent në dasmën e ish-deputetit të PDK-së, Andin Hoti.

Kurti është parë i buzëqeshur dhe i relaksuar në dasmën e djalit të veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti.

Mirëpo, një detaj në veshjen e Kurtit ia ka tërhequr vëmendjen aktivistit, Uk Lushi. Lushi e ka kritikuar kryeministrin për mbajtjen e kravates në dasmë.

“Thuni dikush kryeministrit: hiqe burrë kravatën nja dy orë se n’dasëm jemi! Shlirohu o burrë”, ka komentuar Lushi në një fotografi të Kurtit.

Të ngjashme