Lajme
Aktivisti shqiptaro-amerikan u tregon Kurtit e Osmanit cilat quhen takime të rëndësishme në SHBA
Demokracia
19:21 | 30 Prill 2022

Share:

Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Uk Lushi, ka reaguar për takimet e zhvilluara nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka renditur institucionet më të rëndësishme të SHBA-së që, sipas tij, janë të vlefshme.

“Takimet e politikanëve tanë me çdo zyrtar amerikan janë të mira, por, për ata që nuk e kuptojnë fuqinë e shtetit amerikan, takimet më të rëndësishme radhiten kështu: me Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pentagonin dhe tek pastaj me legjislatorët në Kongres ku sipas rangut të peshës specifike janë Senati dhe Dhoma e Përfaqësueseve”, ka shkruar Lushi në Facebook.

Të ngjashme