Lajme
Aktivisti shqiptaro-amerikan: Stabiliteti i Kosovës dhe Ballkanit varet nga gjyqtarët e Speciales
Demokracia
18:06 | 24 Maj 2025

Share:

Aktivisti shqiptar në SHBA njëherësh ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, në një reagim në rrjetin e tij në X, ka shkruar se Gjykata Specile mund të ndikojë në stabilitetin e Kosovës dhe të Ballkanit.

“Stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor varet nga këta njerëz (Gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës), që bëjnë miliona”, ka shkruar Lushi në X.

Në vazhdim ai ka alarmuar shtetet sponsorizuese të kësaj Gjykate se duhet t’i kushtojnë vëmendje punës së këtyre gjyqtarëve para se të jetë tepër vonë.

“Fuqitë që i paguajnë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje asaj që po bëjnë këta të pazgjedhur para se të jetë tepër vonë”, është shprehur aktivisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi.

Të ngjashme