Lajme
Aktivisti serb në veri do që kufiri me Kosovën të jetë mbi Urën e Ibrit
Demokracia
22:52 | 03 Janar 2023

Share:

Avokati dhe aktivisti politik nga Mitrovica e Veriut, Marko Jaksiq beson që Kosova duhet të ndahet për ta gjetur qetësinë.

Në një intervistë me gazetarin e The Economist, Tim Judah ai ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë mbi urën e Ibrit, ku ndahen Mitrovica Veriore dhe Mitrovica Jugore.

“Jaksiq dhe unë po bisedonim te Numër Një, një kafe disa qindra metra larg urës mbi Ibër, që ndan qytetin në dy. Ai e nis bisedën duke theksuar se saktësisht 10 vjet më parë, unë e kisha pyetur atë rreth zgjidhjes për Kosovën dhe se ai kishte thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte “atje lartë”, duke treguar drejt veriut, por “mbi urë”. Ai beson se Kosova duhet të ndahet”, ka rrëfyer Judah.

Të ngjashme