Lajme
Aktivisti i shoqërisë civile i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: La komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik
Demokracia
12:49 | 26 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka prezantuar prurjen më të re në këtë parti, ai është ish-aktivisti i shoqërisë civile, Visar Azemi. 

“Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i bashkohet ekipit tonë politik me një bagazh të jashtëzakonshëm vlerash e përvojash.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka treguar se Visari është inxhinier i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Sistemeve Elektroenergjetike dhe se ka vazhduar më pas studimet postdiplomike në Univeristy of Maryland Global Campus, në drejtimin e Menaxhimit Ndërkombëtar Financiar.

“Visari shërbeu dhe si ligjerues në lëndët e Algjebras dhe Shkencave Kompjuterike për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër baza të ndryshme ushtarake në botë. Përgjatë dhjetë viteve të shkuara, Visar Azemi shërbeu si aktivist i shoqërisë civile, me angazhim të gjerë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, integrimin e tregut energjetik, ekonomisë qarkore dhe tranzicionit energjetik në gjithë Ballkanin Perëndimor. Së fundmi, ai shërbeu edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkan Green Foundation. Përgjatë kësaj kohe, ai ka qenë autor i një numri të madh studimesh e publikimesh mbi energjinë e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.”, ka shtuar lideri i LDK-së.

Sipas tij shkuarja e Azemit në LDK ëstë vlerë.

“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik. Me profesionistë e njerëz të tillë, dhe të tjerë që do të na bashkohen në vijim, e ardhmja e LDK-së është e sigurt; e nga aty dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës. Visar, mirë se vjen!”, tha tutje Abdixhiku.

Të ngjashme