Lajme
Aktivisti i PSD-së përmend disa çështje që lidhen me Qeverinë Kurti: Koha na ka dhënë të drejtë
Demokracia
15:55 | 05 Shkurt 2023

Share:

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti, ka shpërndarë një postim të mëhershëm të kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqajn, ku janë disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti.

Ahmeti ka shkruar se “koha u ka dhënë të drejtë”.

Ahmeti në një shkrim në “Facebook,” ka thënë se Kurti nuk e vendosi reciprocitetin dhe nuk ndërmori asnjë hap për luftën ndaj oligarkëve.

Ai po ashtu, ka përmendur se nuk është ndryshuar ligji për zgjidhje, pasi sipas tij, Kurti do të përdorë këtë për luftë ndaj kundërshtarëve politikë.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Koha na ka dhane te drejte.

Albini nuk e ka vendose reciprocitetin. Nuk e ka ndermarre asnje hap per luften ndaj oligarkeve. Nuk e ka ndryshu ligjin per zgjedhje sepse do ta perdore per lufte ndaj kundershtareve politik. Presidentja eshte zgjedhur me voten e Adem Hodzic te Listes Serbska. Deputetet konzervator e kane blloku kalimin e kodit civil.

Të ngjashme