Lajme
Aktivisti i PSD-së: Drejtori i ri i televizionit publik e ka titruar serialin “Esmeralda”
Demokracia
16:57 | 31 Janar 2023

Share:

Aktivisti i PSD-së, Asdren Shala, ka bërë me dije se drejtori i ri i televizionit publik, Rilind Gërvalla, ka titruar në shqip serialin e njohur amerikano-latin, “Esmeralda”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të pakën për adhuruesit e telenovelave drejtori i ri është zgjidhje adekuate.

“Emrin e Rilind Gërvalles shqiptaret e kane mesuar tek seriali Esmeralda i shfaqur ne RTK, dhe i titruar nga tashme drejtori i ketij mediumi. Te pakten per adhuruesit e telenovelave drejtori i ri eshte zgjidhje adekuate. Nejse une i pata keqyr krejt episidat e atij seriali”, ka shkruar Shala.

Seriali “Esmeralda” është prej serive të para latino-amerikane që është transmetuar pas luftës në Radio Televizionin Publik të Kosovës.

Të ngjashme