Lajme
Aktivistët ukrainas kërkojnë nga shteti i tyre ta njohin pavarësinë e Kosovës
Demokracia
22:33 | 02 Qershor 2022

Share:

Aktivistë ukrainas nga Zaporizhia kërkojnë që Ukraina të njoh Republikën e Kosovës.

Kjo kërkesë e tyre ka ardhur pas ndihmave me medikamente mjekësore që aktivistë nga Kosova nën iniciativën “Youth Community Project-Prishtina”, po dërgojnë për ushtrinë ukrainase atje, shkruan Demokracia.com.

Disa ditë më parë një grup artistësh vullnetarë vendas, nga OJQ-ja ukrainase “Brezi i Ardhshëm”, shumica prej tyre gra të reja, kanë qenë të zënë gjatë javëve të fundit duke krijuar vepra arti për të dekoruar Spitalin Ushtarak në Zaporizhia, ku dhe vendosën hartën e Kosovës.

Që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë, kosovarët kanë ofruar kujdes mjekësor në Spitalin Ushtarak të Zaporizhisë dhe së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

“Fondacioni ynë bamirës “Gjenerata e së Ardhmes” dëshiron të falënderojë fondacionin bamirës “Mbështetje për Iniciativat Zhvillimore (SDI)” nga Kosova, të udhëhequr nga z.Arwid Hall, për ndihmën e dhënë në Zaporizhia”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme