Lajme
Aktivistët e VV-së tash fshijnë fjalën ‘Park’ nga pllaka që përkujton Astrit Deharin pasi kuptuan që s’kishte park
Demokracia
11:47 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Aktivistët e Vetëvendosjes nga “Studim Kritikë Veprim” gjatë ditës së djeshme në një hapësirë fare të vogël kishin vendosur një pllakë ku shkruhej “Parku: “Astrit Dehari”. Por, problemi është se s’kishim të bënim me park dhe Imer Mushkolaj i kritikoi rëndë për këtë veprim.

Por, si duket aktivistët e partisë në pushtet tashmë kanë “përmirësuar” – për aq sa e kanë përmirësuar – gabimin e tyre. Ata e kishin fshirë cilësorin “Park” nga pllaka gjatë mëngjesit të sotëm.

“Çka përfaqëson tash ky emërtim? Emrin e rrugës, ndërtesës, hyrjes, çka? Duke ia përdorur emrin në këtë mënyrë, Astriti nuk nderohet. Përkundrazi.” – është shprehur z. Mushkolaj sot në Facebook.

Astrit Dehari ishte aktivist i Vetëvendosjes që kishte vdekur në rrethana të dyshimta në vitin 2016.

Të ngjashme