Lajme
Aktivistë të PSD-së thumbojnë VV-në për Radojiçiqin, ia modifikojnë moton “Me zemër”
Demokracia
15:56 | 04 Qershor 2024

Share:

Aktivistë dhe anëtarë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë filluar të shpërndajnë në profilet e tyre nëpër rrjete sociale një moto të modifikuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nol Nushi, në profilin e tij në twitter ka publikuar moton e VV-së “Me zemër”, duke ia shtuar edhe “Me Zemljak”.

Edhe anëtarja tjetër, Teutë Rrusta dhe Frashër Krasniqi e kanë shpërndarë foton e njejtë në profilet e tyre në “facebook”.

Këto reagime nga anëtarët e PSD-së vijnë pas publikimit të një pjese të bisedës, ku Kusari-Lila dëgjohet teksa komunikon direkt me Millan Radojiçiqin, e ky i fundit i drejtohet serbisht me “Zemljake”.

Të ngjashme