Lajme
“Pika e zezë e Policisë” – Ngritët aktakuzë ndaj 33 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve
Demokracia
15:26 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 33 zyrtarëve policorë dhe 2 zyrtarëve doganor për veprat penale ‘’Marrja e ryshfetit’’, dhe ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’.

Prokuroria ka njoftuar se aktakuza është ngritur ndaj 12 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë  Prush’’, dhe kundër dy zyrtarëve doganorë, në kuadër të Drejtorisë  Rajonale të Policisë Kufitare, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzet e tre  (23) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë  Morinë’’, në kuadër të Drejtorisë  Rajonale të Policisë Kufitare, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal dhe ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’ e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal.

Operacioni “Pika” ka prangosur 25 zyrtarët policorë të pikës kufitarë Qafë Morinë dhe ata janë: Ahmet Krasniqi, Ahmet Shabanaj, Agim Hadërgjonaj, Besim Lokaj, Demë Lokaj, Fatmir Sadiku, Fazli Gjombalaj, Gani Ahmeti, Gëzim Hoxhaj, Gzim Shabani, Gëzim Turkaj, Haki Dobraj, Hamez Puka, Hysen Hasani, Isa Dobraj, Ismet Deva, Ismet Tahiraj, Kadri Selmonaj, Lush Himaj, Mergim Bekaj, Rasim Tolaj Skënder Meta, Xhemë Hadergjonaj, Xhevdet Haklaj dhe Xhavit Lokaj.

Të ngjashme