Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër personave me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.
Në njoftimin thuhet se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.