Lajme
Aktakuzë kundër ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova, ish-nënkryetarit të komunës dhe zyrtarit të gjeodezisë
Demokracia
17:29 | 23 Shkurt 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër ish kryetarit të Komunës se Istogut, H.R., për veprën penale “Konflikt interesit”.

Po ashtu aktakuzë edhe për ish-nënkryetarin të komunës se Istogut, L.B., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, si dhe ndaj zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, I.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzë,  Haki Rugova, si Kryetar i Komunës se Istogut, edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R., ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar te njëjtën, në vend se të përjashtojë veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin këtu të pandehurin L.B., ta nënshkruajë kontratën për kryetarin.

I pandehuri L.B., sipas aktakuzës, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pas ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë për ketë çështje penale, ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga vitin 2018, e krejt këtë e bënë me qëllim për të iu shmangur përgjegjësisë penale.

Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke bërë kundërligjshëm destinimin e pronave me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit H.R.

Siç bën të ditur prokuroria, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se tre të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Të ngjashme