Lajme
Aktakuzë kundër dy personave për fajde
Demokracia
10:04 | 26 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale R.J dhe H.D.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale.

Me këto veprime i pandehuri R.J akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ‘’Fajdeja’’  nga neni 331  paragrafi 2 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde’’, nga neni 331 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme