Lajme
Aksioni policor në Shtërpcë, ja çfarë u konfiskua deri tani
Demokracia
11:51 | 07 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës nga mëngjesi ka nisur një aksion kundër strukturave ilegale në katër lokacione të Shtërpcës për largimin e kamerave të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale dhe sekuestrimin e disa dokumentacioneve.

Aktualisht aksioni po vazhdon në qendrën e kësaj komune ku Policia e Kosovës po sekuestron disa dokumentacione nga objekti i strukturave paralele, ku më pas po i vendosin në një kamion.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku tha për KosovaPress se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar materialet dhe pajisjet e kamerave të sigurisë të vendosura nga strukturat paralele.

“Operacioni po zhvillohet në katër lokacione ne objektin e strukturave ilegale në TV Herc dhe në një shkollë edhe tek vendet ku janë të vendosura kamerat e sigurisë ku i kanë vendosur strukturat paralele. Janë sekuestruar të gjitha materialet dhe pajisjet dhe në një shkollë është gjetur një pajisje për monitorim të kamerave të sigurisë nga strukturat ilegale tash për tash të arrestuar nuk do të ketë meqë drejtori i Tv herc është në arrati, drejtori i shkollës do të thirret për intervistim kurse ish-kryetari i komunës është në paraburgim”, tha ai.

Tutje ai tha se dokumentacione do të regjistrohen nga forenzika.

“Të gjitha dokumentacionet janë duke u bartur dhe do të regjistrohen nga forenzika”, tha ai.

LEXO EDHE: 

​Prokurori Maloku për aksionin në Shtërpcë: Do të sekuestrohen të gjitha kamerat, nuk ka të arrestuar

 

Të ngjashme