Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, gjatë aksionit të sotëm aksion të realizuar në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Pejës ka arrestuar 11 persona të dyshuar
Sipas një njoftimi për media nga Policia, bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar armë dhe narkotikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Nësitë policore në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve të përfshirë në raste, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, me ç’rast është gjetur një plantacion i bimëve narkotike në fushë të hapur (pyll)”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar provat materiale si: shtatë (7) armë (2 Ak47, 5 revole), rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm, 92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m, mbi 25 gramë kokainë, 5500 euro (para të gatshme), 6 telefona, si dhe dokumente relevante për rastin.
Bëhet e ditur se pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetentë 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje.