Lajme
Aksioni në Brezovicë | LVV e Kurtit mundohet t’i marrë meritat e Prokurorisë që e sulmon çdo ditë
Demokracia
13:50 | 11 Tetor 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ia ka atribuuar qeverisjes së LVV-së meritat për sekuestrimin e 100 vilave në Brezovicë nga Prokuroria e Shtetit.

Bajqinovci tha se qeveria e tanishme është e vetmja që “nuk pengon hetimet”.

“Ligji ishte këtu për pothuajse 23 vite, e Brezovica shumë më moti. Por, ndërtimet ilegale atje lulëzuan dhe askush për gjithë këto vite nuk mundi ta ndalojë shkatërrimin”, tha ai.

Ai tha se “njerëz të fuqishëm të politikës e biznesit ishin atje [në Brezovicë]”.

“U deshtë vetëm ndërrimi i njëmendt politik në qeverisje të bëjë të mundur hetimin dhe sot edhe konfiskimin e mbi 100 shtëpive atje. Dikush thotë se prokuroria po e bën, por edhe prokuroria ishte këtu shumë moti. Kjo është qeverisja e parë që jo vetëm nuk pengon asnjë lloj hetimi, por përkundrazi është me e interesuar se vet prokuroria që krimi, sidomos ai i nivelit të lartë, të luftohet”, tha ai.

Aksioni Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.

Në mesin e të arrestuarve është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024