Lajme
Aksioni i Policisë së Kosovës në Prishtinë, identifikohen 28 persona të dyshuar për më pak se një muaj
Demokracia
17:49 | 18 Prill 2025

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndërmarrë aksione në Prishtinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në njoftim thuhet se Policia e Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve të saj të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, ka zhvilluar një sërë veprimesh operative e hetimore.

Që nga data 1 prill deri sot, hetuesit policor kanë arritur që të zbulojnë disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale.” – thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se Policia e Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm.

Të ngjashme