Lajme
Aksioni i policisë në orët e hershme: Dalin detaje të reja
Demokracia
09:18 | 25 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion, i cili ka të bëjë me parandalimin e trafikimit të armëve.

Lajmin për Demokracia.com, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale”, tha Kelani.

Kelani më tej tregoi se, operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetente.

Sipas tij, pas përfundimit të operacionit, policia do të jap edhe informacione shtesë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme