Lajme
Aksioni “Gropa” në Ferizaj, arrestohen 10 persona – sekuestrohen 70 kilogramë heroinë
Demokracia
12:53 | 23 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se pas një pune të gjatë hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, përcjell Demokracia.com.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera./Demokracia.com/

Të ngjashme