Auto&Tech
Aksionet e Tesla-s mund të rriten për 90 për qind tani që paketa 56 miliardë dollarëshe e Musk është miratuar
Demokracia
23:45 | 15 Qershor 2024

Share:

Aksionet e Tesla-s janë në rrugën e duhur për t’u rritur, me mosmarrëveshjen e paketës së pagave të kompanisë e cila përfundimisht u miratua.

Pasi një gjykatë në Delaware bllokoi pagat në fillim të këtij viti, Musk tregoi se ai mund të largohej nga kompania nëse aksionarët nuk e votonin atë.

Së fundmi, aksionerët i dhanë Musk atë që ai donte: paketën 56 miliardë dollarëshe, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, kjo mund të rezultojë në rritje të aksioneve nga çmimi aktual për 90 për qind gjatë 12-18 muajve të ardhshëm.

Bëhet e ditur se rreth 1.76 miliardë vota u hodhën në favor të propozimit, duke mposhtur 528.9 milionë vota kundër marrëveshjes.

Për analistin Dan Ives, kjo është provë se Musk është një komponent kyç në historinë e rritjes së Tesla-s dhe se kompania duhet të sigurohet që ai të mbetet në krye.

“Tesla është Musk dhe Musk është Tesla. Aksionarët folën me zë të lartë”, tha Ives.

Gjithashtu, analisti bëri thirrje që bordi i drejtorëve të kompanisë të sigurojë që Musk të marrë 25 për qind të aksioneve të pronësisë, diçka të cilën e ka kërkuar vetë Musk dhe ka kërcënuar se do të tërheqë projektet me Al nga kompania nëse nuk i jepet më shumë kontroll.

Pra, thuhet se nëse ndiqen iniciativat e AI të kompanisë, si dhe teknologjia e saj, do të nxisin vrullin e aksioneve, me vlerësimin e Tesla-s që pritet të shkojë mbi 1 trilion dollarë vitin e ardhshëm.

Të ngjashme