Drita u tregua e pamëshirshme të dielën kur e mposhti thellë skuadrën e Feronikelit në takimin e vlefshëm për javën e 28-të kampionale.
“Bardhekaltrit” nga Gjilani morën tri pikë të reja në elitë duke e mundur 0:5 Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, raporton Demokracia.com.
Me katër gola në fraksionin e parë dhe një në të dytin, Drita “vulosi” një tjetër trepikësh në luftën e saj për titull të kampionit.
Goli i pestë dhe i fundit u realizua nga mesfushori mitrovicas, Muharrem Jashari në minutën e 71-të.
Aksioni i golit të pestë u ndërtua në stilin “tiki-taka” me nga një prekje të topit nga disa futbollistë të Dritës, përfshirë Jasharin që e nisi dhe e përfundoi atë me gol të bukur.
Jashari nisi topin në drejtim të Ardit Tahiri i cili shpejt ia dërgoi Astrit Fazliut. Ky i fundit në mënyrë akrobatike asistoi për Jasharin që hyri shpejt në zonë dhe me goditje të fortë “tundi” rrjetën e vendasve.
Mëposhtë mund ta shihni momentin e aksionit dhe golit. /Demokracia.com/