Lajme
Aksion policor ndaj “drogirashave” në Prishtinë
Demokracia
22:34 | 26 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion kundër përdoruesve të drogave në Prishtinë.

Aksioni, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha, është zhvilluar në rrugën “Tahir Zajmi” rreth orës 18:30, pas një informate të pranuar.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në Rr. ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona, dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike. Menjëherë janë angazhuar njësitet policore për të verifikuar informacionin dhe kanë arrit në lokacion”, thotë Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.

Ai bëri të ditur se me këtë rast, 10 persona janë shoqëruar në polici.

“Me asistimin e njësiteve edhe nga stacionet/njësitet tjera, 10 persona të dyshuar janë shoqëruar në polici”, tha Hoxha.

Ai potencoi se deri në këto momente, nuk ka informacione tjera për këtë rast.

Të ngjashme