Lajme
Aksion në Istog dhe Malishevë, arrestohen dy persona me fletarrest ndërkombëtar
Demokracia
09:57 | 26 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai tha se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet italiane.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë. Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane”, tha ai.

Të ngjashme