Lajme
Aksion i policisë në Mitrovicë, arrestohen 5 persona
Demokracia
14:20 | 21 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka realizuar një aksion të gjerë për arrestimin e personave sipas urdhëresave të Gjykatave.

Njësitet policore të Jugut kanë arrestuar pesë persona të kërkuar nga gjykatat, derisa në realizimin e këtyre urdhëresave janë realizuar 18 sosh.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar pesë persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i veprimeve operacionale në realizimin e urdhëresave të gjykatave njësitet policore në lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë realizuar tetëmbëdhjete (18) urdhëresa.”, thotë policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të tjerë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar kanë paguar gjobën dhe të njëjtit janë liruar.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar së paku edhe 8 persona të tjerë që kanë qenë të kërkuar nga gjykata.

Të ngjashme