Lajme
Aksion i madh antimafia në Itali
Demokracia
09:29 | 27 Janar 2021

Share:

Autoritetet e policisë italiane kanë arrestuar sot në rajonin e Sicilisë 16 persona për të cilët dyshohet se janë pjesë e klanit mafioz në qytetin e Palermos, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Sipas informatave zyrtare, operacioni i njohur si “Kryqëzimi” u koordinua nga Drejtoria Antimafi e Qarkut të kryeqytetit sicilian dhe u ekzekutua nga karabinierët lokalë.

Këta persona do të akuzohen për delikte mafioze, tentim vrasje, dëme, kërcënime dhe posedim ilegal të armëve, thuhet në raportin e policisë italiane./Demokracia.com

Të ngjashme