Lajme
Aksion i gjerë policor, arrestohen dhjetëra persona të dyshuar për fajde në Pejë
Demokracia
10:45 | 22 Shkurt 2022

Share:

Një aksion policor është zhvilluar sot në rajonin e Pejës.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Prokuroria e Pejës ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme e cila do të zhvillohet në ora 15:00.

Në këtë konferencë pritet që të jepen detaje shtesë lidhur me hetimet e kryera në kuadër të krimit të organizuar, saktësisht veprën e fajdes.

Njoftimi i plotë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.

Vendi: Pejë

Adresa : Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga: “Hasan Cermaxhija” pa nr.

Ora: 15:00.

Të ngjashme