Lajme
Bastisje në katër lokacione në veri, arrestohen disa doganierë
Demokracia
09:46 | 18 Nëntor 2023

Share:

Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

“Jemi duke asistuar në katër lokacione”, ka thënë Elshani.

Ai tha se ky aksion ka të bëjë me doganat, mirëpo nuk dha detaje shtesë.

Siç merr vesh Telegrafi bastisja është duke u kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024