Lajme
Aksidentohet një autobus në Gjilan, lëndohen tre persona
Demokracia
22:13 | 21 Qershor 2022

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan-Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Demokracia.com, se tre personat kanë marrë lëndime të lehta trupore, përderisa autobusi ka këputur telat e rrymës.

“Ju njoftojmë se rreth ores 21:20 ne rr e Ferizajit,  afër restoran ,,ASTORIA” – Gjilan , ka ndodh një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qene e bllokuar për pak kohë.  Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona”, ka treguar Hashani.

Hashani po ashtu ka thënë se njësitet e trafikut janë duke u marrë me rastin.

Të ngjashme