Sport
Aksidentohet Fernando Alonso, përfundon në spital
Demokracia
22:11 | 11 Shkurt 2021

Share:

Një aksident me biçikletë për pilotin e Formula 1, Fernando Alonso. “Gazzetta dello Sport”, raporton, se spanjolli u përplas me një makinë teksa po stërvitej me biçikletë në rrugët e Zvicrës, afër qytetit të Luganos.

Mësohet se nga ky aksident, Alonso ka pasur thyerje të nofullës dhe dëmtime të dhëmbëve. Ai u transferua në spitalin e Bernës, teksa lajmi i mirë është që piloti është i vetëdijshëm dhe gjendja e tij nuk paraqitet e rënduar, teksa ditën e nesërme pritet të publikohen ekzaminimet e detajuara.

Kujtojmë që piloti spanjoll është shpallur. dy herë kampion bote në Formula 1 me Renault në 2005 dhe 2006. Ai rrezikon të mungojë në fillimin e sezonit 2021.

Të ngjashme