Rreth dy orë më parë janë aksidentuar dy vetura në Graçanicë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Demokracia.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit nga ky aksident është lënduar një person dhe me rastin po vazhdon të merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku në Graçanicë.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Demokracia.com