Lajme
Aksidentohet automjeti i zjarrfikësve – Lëndohen dy persona
Demokracia
17:25 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Dy perosna kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes një automjeti të zjarrfikësve dhe një veture civile në fshatin Kovaçec të Kaçanikut.Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli e ka konfimruar lajmin për Insajderin.

“Në fshatin Kovaçec të Kaçanikut janë përfshirë një automjet i zjarrfikësve dhe një veturë civile. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, lëndime kanë pësuar dy persona”- deklaroi Veseli.

Patrulla e Policisë së Kaçanikut dhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Komunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.

Të ngjashme