Lajme
Aksidentohet autobusi nga Kosova në Gjermani, përplaset me tramvajin
Demokracia
11:30 | 02 Prill 2022

Share:

Një autobus i Kosovës është aksidentuar të premten në Duseldorf të Gjermanisë, pasi është përplasur me një tramvaj.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi gjerman “RP Online”, përcjell Demokracia.com.

Aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje rreth orës 18:00, derisa tramvaji ka dalë plotësisht nga shinat.

Autobusi i përket kompanisë “Barileva Turist”.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar rëndë, përveç shoferit i cili ka marrë disa plagë të lehta./Demokracia.com/

Të ngjashme