Është lënduar një person si pasojë e aksidentit mes dy veturave në Hajvali.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Demokracia.com ka bërë të ditur se sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident në Hajvali mes dy veturave.
Personi i lënduar u dërgua për trajtim të nevojshëm mjekësor.
‘’Sot rreth orës 18:00 në Hajvali, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor’’, njoftoi Ahmeti.
Ndërsa njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Demokracia.com/