Lajme
Aksidenti tragjik në Itali, nuk ka viktima nga Kosova
Demokracia
11:18 | 04 Tetor 2023

Share:

21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Venecia të Italisë.

Ambasada e Kosovës në Itali ka konfirmuar se nuk ka të raportuar ndonjë viktimë nga Kosova.

“Lidhur me kërkesen tuaj, ju informojmë se, në mesin e 21 viktimave për momentin nuk rezultojnë të përfshirë shtetas të Kosovës por turista të huaj si gjermanë, ukrainas austriakë, etj”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv

Mediat italiane raportojnë se autobusi mori flakë pasi ra nga një urë mbi një linjë hekurudhore.

Në momentin e aksidentit, autobusi ishte duke u kthyer nga qendra historike e Venecias.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik, por dyshohet se shoferi mund të ketë humbur ndjenjat para aksidentit.

Sipas autoriteteve italiane në vendin e ngjarjes nuk kishte asnjë shenjë frenimi. /Klankosova.tv

Të ngjashme