Lajme
Aksidenti tragjik në Greqi, reagon von der Leyen: Jemi pranë jush
Demokracia
10:15 | 01 Mars 2023

Share:

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatë në Greqi. Dy trena janë përplasur duke shkaktuar 36 viktima dhe 85  të plagosur deri më tani.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit tragjik, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje. Të shumtë kanë qenë reagimet për popullin grek në këto momente të vështira.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar me një mesazh në Twitter, duke shkruar në greqisht: Ne jemi me ju!

“Mendimet e mia janë me qytetarët e Greqisë pas aksidentit të tmerrshëm mbrëmë afër Larisës që shkaktoi kaq shumë viktima. Gjithë Europa mban zi me ju. Të gjithë të plagosurve ju uroj shërim të shpejtë,” tha von der Leyen.

Të ngjashme