Dr. Maja Grba-Bujević, drejtoreshë e Institutit Kroat të Mjekësisë Emergjente, tha se tetë ekipe urgjence morën pjesë në ofrimin e kujdesit mjekësor pas aksidentit tragjik që ua mori jetën 10 personave që po vinin nga Frankfurti në Kosovë.
Ajo tha se autoambulanca shkoi në vendin e ngjarjes tragjike për tre minuta, transmeton Gazeta Express.
“Në 6:23 morëm një telefonatë nga Qendra 112, në 6:26 shkuam në vendin e ngjarjes”, tha Grba Bujević. Punonjësit e urgjencës mjekësore ishin në vendin e aksidentit për një kohë shumë të shkurtër dhe të plagosurit po trajtoheshin me urgjencë”, theksoi ajo.
Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë shkuar në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.